Vendosni fjalën kyçe....

Alimadhi ankohet për gjobën e parkimit, Ruçi: Ulu, s’do merremi se ku do parkosh makinën ti


Përpos Kujtim Gjuzit, edhe deputeti Adriatik Alimadhi ka patur debate sot në seancën plenare me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Alimashi ngriti shqetësimin se nuk ka ku parkon makinën te Kuvendi dhe se policia e ka gjobitur, por menjëherë Ruçi i fiku mikrofonin dhe i kërkoi të ulejpasi nuk mund të diskutohej kjo çështje për procedurë.

“Kemi marrë gjoba nga policia për mjetet tona te Kuvendi, të gjendet një mënyrë të rregullohet”- tha Alimadhi.

Këtu Ruçi i kërkon të ulet.
“Të merremi në seanca për parkimet e makinave….Ulu poshtë. Nuk është për procedurë ku do të parkosh makinën ti, ulu. E ke marrë fjalën për procedurë dhe po abuzon” – thotë ai.

Por Alimadhi refuzon të ulet dhe pastaj shton se s’do flasë më për makinat por se e ka marrë fjalën për procedurë dhe do diskutonte për temën e ditës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *