Vendosni fjalën kyçe....

Apartamenti përfshihet nga flakët, dy fëmijët francezë hidhen nga dritarja e katit të 3-të për të shpëtuar (VIDEO)


Dy fëmijë kanë shpëtuar për mrekulli nga një zjarr në Francë, pasi ata u hodhën rreth 10 metra nga dritarja e apartamentit të tyre dhe u pritën nga njerëzit poshtë.

Vëllezërit të moshës 10 dhe 3 vjeç, nuk ishin dëmtuar nga rënia por mund të kenë vuajtur nga thithja e tymit, shkruan ABC.

Videoja e shpëtimit dramatik në qytetin jug-lindor të Grenoble, tregon se si vëllai më i vogël bie nga tre kate dhe pritet nga banorët poshtë. Më pas vëllai më i madh u var nga dritarja dhe e la veten të binte në krahët e atyre që ishin më poshtë.

Dy djemtë u shtruan në spital së bashku me 17 banorë të ndërtesës. Katër nga personat që kapën djemtë gjithashtu u dërguan në spital për ekzaminim.

Lidhur me ngjarjen ka folur një student 25-vjeçar, Athoumani Walid, i cili theu dorën duke u përpjekur për të kapur fëmijët.

“Ne nuk dinim se çfarë të bënim. Ne donim të thyenim derën, por nuk ishte e mundur”– thotë ai. Ata pastaj dolën jashtë dhe u bërtitën djemve që të hidheshin në krahët e tyre.

“Kur u hodhën, frika u zhduk. Ajo që kishte rëndësi ishte të kapnim ata”– tha Walid.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *