Një aeroplan që përdorej për transport mallrash i Ethiopian Airlines 777F ka marrë në aeroportin ndërkombëtar Shanghai Pudong. Zjarri duket se ka shpërthyer në kuvertën e ngarkesave të aeroplanit përpara se të kalonte nëpër pjesën e sipërme.
Zjarri shpërtheu pasditen e së mërkurës ndërsa ekuipazhet e zjarrit të aeroportit u nisën për në vendngjarje për të ndaluar përhapjen e flakëve. Videoja e dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes tregon tym të madh që del nga ‘barku’ i avionit.
Nuk ka raportime për lëndime ndërsa autoritetet e aeroportit raportohet se e kanë situatën nën kontroll. Sipas FlightRadar24, avioni ET-ARH fluturoi për herë të fundit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Brukselit (BRU) për në Shanghai Pudong (PVG).
Një incident i ngjashëm, në të cilin një avion i Etiopian Airlines 787 mori zjarr në aeroportin e Heathrow të Londrës në vitin 2013, u shkaktua nga një problem në bateri.