Vendosni fjalën kyçe....

Këshilli Politik do mblidhet sot, palët pohojnë pjesëmarrjen


Këshilli Politik pritet të mblidhet pasditen e sotme në orën 17:00.

Temë e tryezës do jenë kërkesat e opozitës së bashkuara, për disa çështje të mbetura ende pa u diskutuar. Në takimin e sotëm nuk është konfirmuar ende prania e kryeministrit Rama.

Ditën e djeshme pati një seri shkëmbime me e-mail mes përfaqësuesit të PS-së në këshill, Gjiknuri e opozitës së bashkuar.

Në fund, opozita e bashkuar nuk pranoi të merrte pjesë në mbledhjen e organizuar duke theksuar se i qëndronte marrëveshjes së 5 qershorit ndërsa tryeza përfundoi 30 minuta pas nisjes.

“Përmes emailit derguar anëtarëve të Këshillit Politik, z.Gjiknuri ka konfirmuar mbledhjen ditën e sotme ora 17:00 të Këshillit Politik me rend dite miratimin edhe formalisht të dokumenteve të dakordësuara më parë në këtë tryezë përtej projektligjit me amendamentet e Kodit Zgjedhor, i cili kalon sot për votim në seancë.” – thuhet në njoftimin e opozitës së bashkuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *