Vendosni fjalën kyçe....

KPK shkarkon gjyqtaren Flutura Skënderi


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Apelit të Tiranës, Flutura Skënderi.

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës u përball të marten në seancën dëgjimore me probleme të pasurisë si dhe me dyshime për konflikt interesi në shqyrtimin e dy çështjeve.

Gjyqtarja Skënderi ka shfaqur probleme me kriterin e fundit të Vettingut, pasi s’ka mundur dot të justifikonte të ardhurat.

 “Ka pasur disa mungesa në deklarimin e pasurisë dhe për marrëdhënies me një shoqëri tregtare. Rezulton se nuk mbulon me të ardhura një shumë prej 2.8 mln lekësh e përllogaritur ndër vite. Problematika u ngritën dhe për shkollimin e vajzës, së pari në Maltë dhe më pas masterin në Britaninë e Madhe. Sipas KPK nuk ka pasur mundësi për të mbuluar shpenzimet e vajzës” – u tha gjatë seancës dëgjimore.

Flutura Skënderi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Një vit më vonë ajo është emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë, ku edhe e ushtron aktualisht funksionin e gjyqtares.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *