Një furi mesazhesh kanë shpërthyer pas miratimit në Kuvend të marrëveshjes së 5 qershorit.
Mesazhet kanë ardhur nga ambasadorja amerikane, Kim, ai i BE-së, Soreca, ambasadori gjerman, Zingraf e Komisioneri për Zgjerimin, Varhelyi.
Ata përshëndesin miratimin e kësaj marrëveshjeje si dhe rolin e Këshillit Politik në proces. Ambasadorja amerikane thekson se të gjitha partitë duhet të marrin pjesë në proces, e të vijojnë transparencë e përfshirjen.
Komisioneri për Zgjerimin nga ana tjetër shkruan në Tëitter se miratimi i marrëveshjes përmbush një kusht kyç të Këshillit të Europës ndërsa nxit partitë të vijojnë diskutimet në mënyrë që ajo të mos dalë nga shinat.
Soreca thotë gjithashtu se miratimi i marrëveshjes përmbush një nga kriteret e Brukselit si dhe nxit partitë të vijojnë diskutimet në Këshillin Politik më të njëjtën frymë gjithëpërfshirëse e bashkëpunuese.
Ai shton se procesi që çon te ndryshimet shtesë nuk duhet të dëmtojë frymën e marrëveshjes së 5 qershorit.
Në të njëjtën linjë është edhe reagimi i ambasadorit gjerman i cili thotë se duhet të vijojë dialogu e gjithëpërfshirja.