Është miratuar më 97 vota pro marrëveshja e 5 qershorit.
6 deputetë kanë votuar kundër saj, 6 nuk kanë marrë pjesë në votim kurse 4 kanë abstenuar.
Miratimin e saj e paralajmëroi kryeministri Rama në fjalën e tij kur tha se marrëveshja do miratohej sot ndërsa Kodi Zgjedhor më 30 korrik.
Maërrëveshja e 5 qershorit mes mazhorancës dhe opozitës së bashkuar u firmos pas 6 muajsh bisedimesh me ndërmjetësimin e ambasadorëve Yuri Kim, Luigi Soreca dhe Duncan Norman.
Marrëveshja konsiston në ndryshimin e kodit zgjedhor dhe prek aspektet e votimit biometrik në të gjitha qendrat e votimit në zgjedhjet e ardshme formon një KQZ me tre nivele por sërish do jetë me përbërje nga palët politike si edhe ndëshkimin më të ashpër në rast të shitblerjes së votës.