Vendosni fjalën kyçe....

Murrizi: 5 qershori u intereson tre partive për t’i shpëtuar SPAK-ut, të hapim listat


Zv.kryetari i Kuvendit, Murrizi, deklaroi ditën e sotme se marrëveshja e 5 qershorit nuk u intereson shqiptarëve por kryetarëve të tre partive kryesore në vend.

Ai theksoi se kjo marrëveshje nuk pasqyron rekomandimet e OSBE/ODIHR-it por vetëm të tre kryetarëve të partive, që sipas tij janë etiketuar si hajdutë zgjedhjesh.

Murrizi bëri sërish thirrje për hapjen e listave pasi vetëm kështu mund të pasqyrohet si duhet vullneti i zgjedhësve.

“5 qershori është noterizimi i 21 prillit 2008. Kodi zgjedhor u intereson shqiptarëve, 5 qershori u intereson kryetarëve të 3 partive. Sepse marrëveshja duhet të pasqyronte rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, por nuk e bëtë këtë. Sepse ju jeni etiketuar si hajdutë zgjedhjesh, ju tre partitë. 5 qershori është alibi për ju, që pas zgjedhjeve të vitit 2021, t’i shpëtoni fletëthirrjes nga SPAK-u.

Përshëndes fort deklaratën e ambasadores Kim, që tërhoqi vëmendjen për paragrafin e fundit të marrëveshjes së 5 qershorit. Shumë marrëveshje të pista janë bërë në emër të shqiptarëve kundër interesit të shqiptarëve. Më 30 korrik të votojmë për lista të hapura e më pas të bëjnë marrëveshje e të flasin në emër të shqiptarëve kushdo që të vijë këtu në këtë sallë.” – tha Murrizi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *