Vendosni fjalën kyçe....

Në burg për vdekjen e George Floyd, ish-polici tani akuzohet edhe për evazion fiskal


Ish-oficeri i policisë i cili akuzohet për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd, tani po përballet me akuza edhe për shmangie nga taksat.

Derek Chauvin dhe gruaja e tij akuzohen se nuk kanë raportuar të ardhurat nga punë të ndryshme, dhe dyshohet se i kanë borxh afro 38,000 dollarë shtetit të Minesota-s.

Në muajin maj të këtij viti, oficeri Chauvin u filmua duke i vendosur gjurin në qafë afro-emrikanit Floyd për gati nëntë minuta, para se ai të vdiste. Ngjarje e cila inicioi protestat në mbarë SHBA-në dhe më gjerë.

Chauvin u pushua nga puna si officer policie dhe tani përballet me akuza për vrasje të shkallës së dytë dhe vrasje pa paramendim. Tre oficerë të tjerë gjithashtu u pushuan nga puna dhe u akuzuan për ndihmë në vrasje.

BBC shkruan se Chauvin dhe gruaja e tij, Kellie Chauvin, u akuzuan secili të mërkurën me gjashtë akuza se kanë bërë deklarime të rreme të taksave dhe tre akuza se kanë dështuar të paraqesin deklaratat tatimore shtetit.

Ata akuzohen se nuk kanë deklaruar të ardhurat e tyre të përbashkëta prej 464.433 dollarësh nga 2014 deri në 2019-ën. Kjo përfshin paratë që zoti Chauvin fitoi duke kryer punë sigurie jashtë detyre dhe pinë në fundjave në një restorant.

Prokurori Imran Ali i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se sasia e taksave të papaguara mund të rritet ndërsa hetimet vazhdojnë.

Chauvin tashmë është në burg lidhur me vrasjen e Floyd, por gruaja e tij nuk është në paraburgim. Pasi burri i saj u akuzua për vrasje, ajo paraqiti kërkesën për divorc.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *