Vendosni fjalën kyçe....

Punonjësi i restorantit në Shtëpinë e Bardhë infektohet me koronavirus


Zyrtarët e administratës në SHBA janë alarmuar ditën e mërkurë, pasi një punonjës i restorantit në Shtëpinë e Bardhë, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin.

Ike’s Eatery – e vendosur në ndërtesën e Zyrës Ekzekutive të Eisenhower – si dhe kafeteria e Zyrës së Re Ekzekutive janë mbyllur përkohësisht, megjithëse emaili këshillonte që rreziku i transmetimit është i ulët për shkak të masave paraprake si përdorimi i dorezave dhe maskave.

“Nuk ka asnjë arsye për panik ose alarm”– thuhet në emailin e Shtëpisë së Bardhë, citon CNN.

Dhjetëra punonjës të Presidentit shkojnë tek ky restorant për të ngrënë, por sipas emailit të Shtëpisë së Bardhë, asnjë nga stafi ekzekutiv nuk ka nevojë të vendoset në karantinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *