Vendosni fjalën kyçe....

Rama: 5 qershorin s’e miratoj me zemër, jemi vetëlënduar në të mirë të procesit


Kryeministri Rama ka deklaruar në seancën plenare se marrëveshjen e 5 qershorit do e votojë pa dëshirë.

Pas falenderimit të anëtarëve të opozitës parlamentare, kreu i qeverisë tha se marrëveshja i hap rrugën miratimit me votë të gjerë të marrëveshjes ku PD-ja e opozita e bashkuar do përfshihen në administrimin e zgjedhjeve në mënyrë të barabartë më shumicën.

“Do të ishte mirë që edhe Myslimi Murrizi, edhe të tjerë bashkë me të, të mos e firmosnin me rezervë mes nesh dhe ta votonin atë që sot do votojmë me shumicë të gjerë duke dhënë një mesazh për të gjithë shqiptarë pa dallim. Edhe për ata të cilët se ne jemi të vetëdijshëm dhe ky parlament nuk shfrytëzon rastin, por përkundrazi shpreh me votë një mundësi të barabartë duke pranuar një administrim zgjedhor ku PD dhe aleatët e vetë nuk janë të përjashtuar, por janë të përfshirë në mënyrë të barabartë më shumicën qeverisëse. Nuk është sekret, unë personalisht nuk e votoj me zemër por e votoj me mendje marrëveshjen e  qershorit të përkthyer në ligj. Me mendje me ata që janë jashtë parlementit, jo me ata që morën vendimin, por me ata që janë votuesit.” – tha Rama.

Ai shtoi se sumica nuk është diktatore dhe nëse do kishte lidhje me akuzat që i janë bërë atëherë situata do kishte qenë ndryshe.

Rama theksoi se PS-ja është vetëlënduar duke pranuar shumë kushte që nuk i shkojnë për shtat vetëm për të përfshirë opozitën jashtëparlamentare në proces.

“Nëse do kishim lidhje me akuzat jo vetëm nuk do mendonim për të përfshirë PD por do mendonim që na erdhi rasti për ta shkelur me këmbë. Kështu bëjnë diktatorët, por ne s’mund të krahasohemi me asgjë. Kultura jonë politike është e bazuar te arsyeja jo te forca, te gatishmëria për dialog e dakordësi jo tek refuzimi dhe lëndimi i dakordësisë. Se vetëm një forcë si e jona mund të vetëlëndohej si heqja e raundit të dytë, është vetëvrasje politike që një forcë politike të heqë dorë nga raundi i dytë.” – shtoi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *