Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Formula e koalicioneve do ndryshojë, na intereson që opozita të shkojë bashkë në zgjedhje


Kryeministri Rama tha se formula e koalicionit do ndryshojë, jo sepse kjo i intereson PS-së por sepse formula që ka qenë në Shqipëri nuk ekziston asgjëkundi. Kreu i qeverisë shtoi se edhe pse koalicionet nuk janë më e mira për zgjedhësit e PD-së, sërish formula e tyre do ndryshojë pasi një gjë të tillë e kërkojnë zgjedhësit.

“Ata refuzojnë ta diskutojnë çështjen me partitë parlamentare. Ata janë më keq sesa ishin, por nuk është faji ynë. Por nuk do e mbajnë këtë qëndrim, që të zerojnë partitë parlamentare dhe të bëhet siç duan vetëm ata. Por nuk do e mbajnë këtë qëndrim deri në fund. Nëse ata do duan të rrinë jashtë ju siguroj se nuk do përpiqemi t’i fusim brenda. Nuk është koha të merremi me këtë proces edukativ. Dakordësia e 5 qershorit sot do bëhet. Dakordësia mes partive parlamentare do bëhet më 30 korrik.

Thonë se do ndalohen koalicionet. Ne nuk duam që ata të ndahen, duam që të rrinë bashkë dhe ky është interes politik i yni. Nuk është më e mira për zgjedhësit e PD-së sepse do votojnë Shpk-në me aksioner të ri. Nëse ata do u japin demokratëve këtë gjellë të ngrohur punë e tyre. Formula e koalicionit do ndryshojë nga një formulë që s’e ka askush në një formulë që e kanë të gjithë. Nuk ekziston asgjëkundi. Koalicion ku jemi edhe bashkë, edhe veç, nuk ekziston.” – ironizoi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *