Vendosni fjalën kyçe....

Ramës s’i ndahet shpirti nga ‘Kërpudha’, vendos të renë akoma më të lartë (FOTO)


Duket se kryeministri Edi Rama nuk e ka lënë dot pas prishjen e Kërpudhës së famshme që qëndronte në oborrin e godinës së Kryeministrisë, e cila u prish nga protestuesit në shkurt të vitit 2019.

Gazeta Panorama ka publikuar sot disa foto, ku shihen punonjës duke rivendosur veprën e artit “Kërpudhën gjigande me tri pjesë”. Këtë radhë akoma më e madhe në përmasa se sa kërpudha e parë.

Këtë në fakt e kishte konfirmuar më parë vetë kryeministri, i cili pasi vepra e parë u shemb pati deklaruar  se do ndërtojë të renë, akoma më të lartë.

 

Në ditën e protestës, dukej se Rama nuk qe i shqetësuar për protestuesit e plagosur, as për policët, por vetëm për Kërpudhën.  Ai shprehu publikisht shqetësimin e tij për dëmtimin e veprës së Carsten Holler ndërsa për 19 personat e lënduar (policë, gazetarë, protestues) nuk ka thënë asnjë fjalë të vetme.

Më vonë në një intervistë për gazetën “Corriere Della Sera”, Rama përsëri nuk la papërmendur “Kërpudhën e dëmtuar”, veprën e artit aq shumë të dashur për të.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *