Vendosni fjalën kyçe....

Salvini mban qeleshe në shtëpi, fotoja që gëzoi shqiptarët


Ish-ministri i brendshëm Italian dhe kreu i partisë së ekstremit të djathtë Lega Nord, Matteo Salvini ka publikuar këtë mëngjes një foto nga shtëpia e tij.

“Mirëmëngjesi miq. Sot do të jem në Lampeduza. Italia dashuron dhe mbrohet, kufijtë mbrohen”, shkruan Salivini, Por më shumë se sa shkrimi vëmendjen e ka tërhequr në veçanti një detaj në foton e tij.

Prapa politikanit, mbi raft ndodhet një qeleshe tradicionale shqiptare, me shqiponjë dhe shkrimin “ALBANIA”. Pas saj qëndron një foto e tij me vajzën e tij Mirta.

Ndjekësit e tij shqiptarë kanë vërshuar në komente, për t’i dërguar përshëndetjet e tyre politikanit Italian.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *