Të shtëna me armë janë regjistruar në Velipojë mbrëmjen e sotme.
Nga të shtënat dyshohet se është plagosur një person por që është larguar nga vendi i ngjarjes.
Dyshohet se disa persona kanë shkëmbyer zjarr me njëri-tjetrin, raporton Report TV.
Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të personave dhe gjetjes së të plagosurit.