Vendosni fjalën kyçe....

Trump nuk e ka problem që djali i tij dhe nipërit të kthehen në shkollë pavarësisht pandemisë


Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të ishte i qetë duke dërguar djalin dhe nipërit e tij në shkollë, ndërsa vendi lufton të frenojë përhapjen e koronavirusit.

Ai bëri thirrje për hapjen e shkollave në vjeshtë, duke thënë se do ta bëjë këtë në mënyrë të sigurtë dhe se do të rritë testimet. Trump tha se fëmijët kanë sistem të fortë imunitar për të shmangur virusin dhe se disa prova kanë treguar që fëmijët e vegjël e transmetojnë atë me më pak lehtësi.

“Po, unë jam i kënaqur me këtë”– tha Trump kur u pyet për familjen e tij nga gazetarët, citon Washington Post.

Një studim në qershor zbuloi se fëmijët dhe adoleshentët kanë më pak gjasa që të infektohen me koronavirusin në krahasim me të rriturit mbi 20-vjeç. Por nuk përjashtoi mundësinë që fëmijët përhapnin virusin te anëtarët e familjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *