Me 18 vjet burg është dënuar Admir Delaj, i cili në nëntor të vitit 2018 qëlloi për vdekje kreun e Njësisë Administrative Kotë, Fatmir Hodo.
Ngjarja ndodhi brenda një lokali ku pas një konflikti, 43-vjeçari qëlloi më çifte 64-vjeçarin Hodo duke e lënë të vdekur.
Sipas policisë, dy personat kishin konsumuar pije alkoolike në lokal dhe pas një debati, Delaj ka vajtur në shtëpi ku ka marrë armën e gjahut me të cilën qëlloi Hodon.
Ai u arrestua më pas në banesën e tij.