Vendosni fjalën kyçe....

Akuza e Metës: Miratimi i ligjit për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve, veprim i pabesë i Kuvendit


Të pabesë e ka cilësuar presidenti Meta miratimin në seancën e djeshme në Kuvend të ligjit për statusin e gjykatësve e prokurorëve.

Kreu i shtetit theksoi se me vendimin e miratuar dje, Kuvendi shkeli ligjet e miratuara të reformës në drejtësi duke i hequr presidentit të drejtën e emërimit të gjyqtarëve e prokurorëve.

Ai shtoi më tej se nëpërmjet këtij ligji rrezikohet të shkelet integriteti i Gjykatës së Lartë.

“Kuvendi ndërmori dje një akt tjetër antiligjor. Kuvendi u soll krejt ndryshe me ligjin tjetër për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndryshuar. Përmes këtij ligji, në mënyrë të pabesë, u shkelën ligjet e miratuara për Reformën në Drejtësë dhe çfarë ka rekomanduar Bashkimi Evropian. Përmes këtij ligji, Kuvendi i hoqi Presidentit të drejtën për të emëruar gjyqtarët dhe prokurorët. Ndërkohë që po përmes këtij ndryshimi rrezikohet të shkelet edhe integriteti i Gjykatës së Lartë. Kuvendi i hoq të drejtën Presidentit për t’u betuar tek Presidenti, anëtarëve të SPAK. Kuvendi një partiak i ndau dje gjyqtarët e Gjykatës së Lartë në tre kategori.” – tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *