Edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Bardhi, ka reaguar pas propozimi të kreut të partisë, Basha, për hapjen 100% të listave dhe reagimit të kryeministrit Rama për çështjen në fjalë.
Ai shkruan se kryeministrit Rama i ka rënë maska dhe duhet të pranojë hapjen 100% të listave dhe tërheqjen e amendamentit për koalicionet.
“Edi Ramës i ra maska! Prano hapjen 100 % të listave dhe tërhiq amendamentin e njëanshëm të tmerrit tënd nga koalicioni opozitar. Frika e ER nga zgjedhjet nuk mund të mbajë peng Shqipërinë! #Ditemetemira.” – shkruan Bardhi.