Vendosni fjalën kyçe....

Basha ndryshon mendje për hapjen e listave me kushtin që mos preken koalicionet


Në një lëvizje të papritur, kreu i PD-së, Basha, deklaroi se opozita do mbështeste hapjen 100% të listave për zgjedhjet e ardhshme e jo hapjen e pjesshme të tyre.

Deklarata erdhi pas përfundimit të mbledhjes së kryedemokratit me aleatët në selinë blu pasditen e sotme.

Kthesa e Bashës vjen teksa deri tani PD-ja nuk është deklaruar për hapjen e listave, ndërsa kryeministri Rama ka kërkuar hapjen e pjesshme të tyre duke paralajmëruar edhe ndryshimin e formulës së koalicioneve.

Në propozimin e Bashës, mbështetja për hapjen 100% të listave kushtëzohet me mosprekjen e koalicioneve.

Në deklaratën e tij për mediat nga selia blu, kryedemokrati theksoi se opozita e bashkuar nuk do njohë asnjë ndryshim të njëanshëm të Kushtetutës nga kreu i qeverisë.

Grupi i punës së Këshillit Politik është vendi i vetëm ku duhet diskutuar për një sërë çështjesh të pazgjidhura si rekomandime të ODIHR.  Por duke qenë se PS-ja dhe kryetari i saj kanë ndryshuar disa herë qëndrim para dhe pas 5 qershorit dhe tani po iu shesin shqiptarëve listat e hapura si shkakun e ndryshimeve të njëanshme.

Ne kemi mandatuar sot përfaqësuesit tanë Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili që sa i takon kësaj çështjeje të paraqesin qëndrimin e Opozitës së Bashkuar si vijon: Opozita e Bashkuar do mbështesë hapjen 100% të listave me kushtin që koalicionet të vazhdojnë siç janë sot dhe përllogaritja e mandateve siç është sot. Ky propozim do shtrohet sot në Këshillin Politik. Ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës është i papranueshëm dhe kërcënim real dhe i rëndë për paqen, stabilitetin e demokracinë në vend. ” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *