Anthony Fauci ka tërhequr mbi veten jo pak tërbim në mediat sociale, pasi fotografitë e treguan duke shpërfillur udhëzimet e vendosura për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe një aktor kryesor në udhëheqjen e përgjigjes së SHBA-ve ndaj pandemisë Covid-19, shijoi një ditë të këndshme në një stadium të enjten, ku hodhi topin e parë ceremonial të lojës, ditën e hapjes së kampionatit të bejsbollit në ndeshjen mes Neë York Yankees dhe Washington Nationals.
Ai mori kritika të ashpra pasi ndërsa shikonte lojën nga ulëset e stadiumit fotografitë e kapën Faucin duke ndenjur mes dy personave me maskën e tij të hequr.