Vendosni fjalën kyçe....

“Disa duan ta ndryshojnë Evropën, ne duam ta braktisim” – Senatori italian planifikon partinë “Italexit”


Italia po themelon një parti të saj të tipit Brexit të udhëhequr nga një senator i vendosur eurozeptik, një ish-gazetar dhe ish-anëtar i Lëvizjes Pesë Yje, i cili kohët e fundit u takua me Nigel Farage për t’u frymëzuar.

Ndërsa emri i saj nuk dihet ende, partia, e udhëhequr nga senatori Gianluigi Paragone, tashmë ka një qëllim të qartë – të udhëheqë Italinë, një anëtare themeluese e bllokut 27-anëtarësh, jashtë Bashkimit Evropian.

Frymëzuar nga vota e Mbretërisë së Bashkuar për të dalë nga BE-ja, senatori 48-vjeçar udhëtoi në Londër gjatw kwsaj jave për t’u takuar me arkitektin e Brexit, Nigel Farage. Pas takimit, Paragone tha se vendi i tij ‘nuk mund të shantazhohet më nga vendet që ofendojnë prestigjin e madh të Italisë’.

Duke folur për mediat, Paragone tha se e vetmja mënyrë që Italia të trajtojë krizën ekonomike të sjellë nga pandemia e Covid-19 është ta bëjë këtë si një ‘shtet krejt sovran’, siç është Britania.

Në vitin 2019, italianët ishin ndër kombet më pesimistë evropianw në lidhje me anëtarësimin në BE, me vetëm 42 përqind qw besojnë se ai ishte i dobishëm për vendin, 26 pikë nën mesataren e ‘Eurobarometer’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *