Vendosni fjalën kyçe....

Grida Duma ironizon kryeministrin për rikthimin e Kërpudhës: Merret me hobe personale në kohë pandemie


Ish-deputetja e PD-së Grida Duma ironizon vendimin e kryeministrit Edi Rama i cili ka rikthyer në oborrin e  kryeministrisë “Kërpudhën”, instalacionin e dëmtuar nga prostesta e opozitës më shumë se një vit më parë.

Duma shkruan se në këtë kohë pandemie, qeveria i kthen shpinën çdo problemi dhe merret me hobet personale të kryeministrit Rama.

“Në kohë pandemie, tërmeti, rrënimi ekonomik, pamundësisë për të mbijetuar duke emigruar, qeveria i kthen shpinën çdo problemi dhe merret me hobet personale”, shkruan Duma.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama shkruante me krenari, se kërpudha është rikthyer tek vendi i mëparshëm në Kryeministri dhe është 1 metër më e lartë se ç’ishte.

“Pas shkatërrimit të saj nga molotovarët e pranverës së shkuar, KËRPUDHA e artisit të mirënjohur bashkëkohor Carsten Holler, dhuruar prej tij nga koleksioni i famshëm i disa muzeve prestigjozë të botës, është rikthyer në vendin e vet 1 m më e lartë se ç’ishte.

Karakteristika e kësaj kërpudhe është se kur goditet rritet, kështu që kush e sulmon duhet ta mësojë se vetëm e lartëson”, shkruante Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *