Këshilli Bashkiak në Urën Vajgurore ka marrë sot vendimin me 19 vota pro, për të ndryshuar emrin në Dimal, për shkak të zbulimit të qytetit antik.
Prej 1 viti kryebashkiakja Juliana Memaj ka punuar për këtë gjë dhe thotë se ndryshimi i emrit po bëhet për ta kthyer qytetin në një destinacion turistik kulturor dhe arkeologjik.
Ura Vajgurore e ka marrë emërtimin në vitet 1946-1947 ndërsa emërtimi Dimal ka të bëjë me qytetërimin e lashtë ilir, gjurmët e të cilit janë gjetur në zonë.