Vendosni fjalën kyçe....

Kush është “Xhaxhai”, kreu i arrestuar i “Ndragheta-s” në Shqipëri (FOTO)


Personi i cili është arrestuar nga policia në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kun dër drogës, që cilësohej si përfaqësuesi i grupit mafioz të “Ndragheta”-s në vendin tonë, është Bujar Sejdinaj.

Policia thotë se Sejdinaj, i njohur ndryshe edhe me nofkën “Xhaxhai”, ishte përfaqësuesi i Ndrangheta-s në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit e në veçanti përfaqësuesi i familjes mafioze “Belloço”.

Ai akuzohet se ka marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë.

Operacioni i koduar “Magma 2020”, për goditjen e pjesëtarëve të organizatës mafioze “Ndrangheta” u zhvillua në të njëjtën kohë në Shqipëri, Itali, Argjentinë e Costa Rica.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *