Vendosni fjalën kyçe....

Meta i prerë: Prekja e njëanshme e Kushtetutës e papranueshme, cënimi i 5 qershorit me pasoja të menjëhershme


Në konferencën për mediat pasditen e sotme, presidenti Meta theksoi se ëdo prekje e njëanshme e Kushtetutës është e papranueshme.

I pyetur nëse do e pranonte një ndryshim të saj në datën 30 korrik, kreu i shtetit tha se nuk do e lejonte një gjë të tillë pasi kjo është një përpjekje për asgjësimin e shtetit të së drejtës duke shtuat se parlamenti ka vetëm 82 deputetë legjitimë.

“Jam i qartë dhe më duket se kam sqaruar se çdo prekje e njëanshme e Kushtetuese, pasi e dini që janë formalisht 120 deputetë dhe 82 legjitimë, është e papranueshme. Kjo është përpjekje për të asgjësuar shtetin e së drejtës. Dhe do marr përgjegjësinë e duhur nëse dikush ka kaluar jashtë realitet dhe do të vijë brenda realitetit shumë shpejt. Kur parlamenti vepron në përputhje me Kushtetutën, është legjitim. Kur vepron ndryshe, nuk është legjitim. Këtë u’a ka thënë dhe Venecia. Shqipëria është në një situatë ku kemi në Kuvend një parti. Rregullat e garës nuk vihen nga një mazhorancë për interes të mazhorancës. Pasi kjo bëhet në diktaturë.” – tha Meta.

Ai shtoi se do i dekretojë menjëherë ndryshimet e ndodhura në marrëveshjen e 5 qershorit, sadpo të mbërrijnë në Presidencë.

Meta theksoi se cënimi i marrëveshjes së 5 qershorit do ishte penalizim me pasoja të menjëhershme për të ardhmen e vendit. Ai tha se e ka nxitur kreun e PD-së, Basha, që të mos largohet nga dialogu.

“Kam shprehur mbështetje të plotë për marrëveshjen e 5 qershorit. Do të bëj menjëherë dekretimin e ndryshimeve që kanë ndodhur. Për këtë çështje kam takuar dhe kryetarin e PD-së. E kam nxitur që mos të bjerë pre e provokimeve për t’u larguar nga dialogu. Jam i prerë për çështjen e ndryshimeve kushtetuese. S’do të doja të besoja që dikush do të ndërmerrte një iniciativë të tillë, Do të sillte një penalizm të vendit drejt BE. Për shkak të sabotimit të reformës, për të ndërhyrë në zgjedhje, jo pak është penalizuar vendi me gjithë këto kushte. Cënimi i 5 qershorit është penalizim me pasoja imediate për të ardhmen e Shqipërisë.” – shtoi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *