Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Shëndetësisë: 27-vjeçari nga Kavaja nuk vdiq nga Covid-19


Paraditen e sotme në disa media qarkulloi lajmi se kishte humbur jetën si pasojë e koronavirusit një djalë 27-vjeçar nga Kavaja.

Mirëpo Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me ngjarjen, duke mohuar se 27-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e Covid-it pavarësisht se ai ishte i infektuar.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, i riu vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut, talasemia, dhe kjo i ka marrë edhe jetën.

“Ministria e Shëndetësisë sqaron se, referuar shërbimit infektiv, një i ri 27-vjeçar nga Kavaja, ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral. 27-vjeçari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID19. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes.”– thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Deri më tani në vendin tonë, si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën zyrtarisht 123 qytetarë, ndërkohë që janë infektuar 4466 persona që nga fillimi i pandemisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *