Prindërit në Britaninë e Madhe janë paralajmëruar të mos blejnë maska për fytyrën për fëmijët e tyre.
Zyra e Shëndetit Publik në Angli tha ditën e entje se foshnjat dhe fëmijët nuk duhet të mbajnë maska sepse ekziston rreziku që mund të mbyten.
Aktualisht maskat dhe mbulesat për fytyrën janë të detyrueshme për të gjithë të rriturit që dëshirojnë të përdorin transportin publik. Nga sot do të jetë e detyrueshme edhe për njerëzit që shkojnë në dyqane dhe supermarkete në Britani.
Mirëpo personat që kanë probleme të mushkërive dhe të frymëmarrjes si astma, janë të përjashtuar nga mbajtja e maskave.
E sipas rregullave të reja që hyjnë në lojë nesër, fëmijët nën moshën 11 vjeç janë gjithashtu të përjashtuar nga mbajtja e maskave. Sipas mjekëve, maskat e bëjnë më të vështirë thithjen dhe nxjerrjen e ajrit tek fëmijëve nën dy vjeç, duke pasur parasysh se kanë rrugë më të vogla ajrore, gjë që mund të çojë në mbytje.
The Sun shkruan se 45,000 njerëz kanë vdekur për shkak të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar dhe zyrtarët u kanë kërkuar njerëzve që të mbajnë maska për të mbrojtur veten dhe të tjerët.