Që nga 20 gushti, në Udine të Italisë nuk kishte asnjë pacient të prekur nga virusi Sars-Cov-2 që të shtrohej në kujdes intensive.
Por kjo gjë ndryshoi dje me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të shqiptari. Rai shkruan se përsonelit të spitalit në Udine iu desh të rindërtonte një njësi të kujdesit intensive brenda pak orësh.
Lajmi u bë i ditur nga nënkryetari i rajonit Riccardo Riccardi.
Rreth mesit të korrikut, u shtua numri i pacientëve me koronavirus të shtruar në spital, nga një që ishte minimum në 8 që janë aktualisht. Një pjesë e të cilëve janë nga vendet e Ballkanit.
“Është e mundur që ekziston një ngarkesë më e fortë virale në rastet e fundit, shumë prej të cilave vijnë nga Ballkani”, thotë professor Fabio Barbone.
Ekzistojnë tre raste të reja të covid-19, e të paktën një nga këto raste ka të bëjë me një kthim nga Rumania. Vendet e Ballkanit gjatë këtij muaji janë përballur me një valë të shtuar të rasteve me Covid, dhe tani duket se po bëhen shkak për shtimin e rasteve edhe në Itali.