Përfaqësuesi i LSI-së, në Këshillin Politik, Vasili, tha se e gjithë sjellja e Ramës deri tani për hapjen e listave ka qenë alibi.
Pas përfundimit të mbledhjes ai theksoi se kjo gjë u faktua në mbledhjen e sotme, ku sipas tij Gjiknuri kishte kërkuar 28 deputetë për depozitimin e nismës në Kuvend për hapjen e listave.
“Çështja e listave të hapura ishte vetëm një alibi që vjen erë të qelbur dhe ka të bëjë më ndalimin e koalicioneve nga ana e shumicës dhe kryeministrit Rama. Ne thamë jemi dakord. Zoti Gjiknuri që në fillim të mbledhjes propozoi që ne të mblidhnim 28 firma nga deputetët e Kuvendit për të depozituar nismën. E gjithë kjo ishte një farsë për të dëmtuar 5 qershorin. Rama zgjedhjet që s’i fiton dot kërkon t’i shkatërrojë.” – theksoi Vasili.