Vendosni fjalën kyçe....

9 viktima dhe 137 infektime të reja lidhur me koronavirusin në Maqedoninë e Veriut


Nëntë viktima u shënuan nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut. Tre të vdekur janë regjistruar në Shkup, nga dy në Kumanovë dhe Gostivar, ndërsa nga një viktimë nga Shtipit dhe Struga.

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 137 të infektuar me koronavirus prej 1.542 testimeve të bëra. Më së shumti raste të reja ka në Shkup – 60, më pas në Shtip 16, Kumanova ka 13. Në Gostivar ka 11 raste, shtatë raste në Tetovë. Dibra, Manastiri dhe Kërçova kanë nga pesë raste, Prilepi, Velesi dhe Sveti Nikolla nga tre raste dhe nga një rast ka në Strugë, Ohër, Koçanë, Probishtip, Demir Hisar dhe Vinicë. 

Për 24 orë janë shëruar 103 pacientë. Edhe në këtë statistikë avancon Shkupi me 53 të shëruar. Në Gostivar janë shëruar 11, nëntë në Resnjë, shtatë në Tetovë, gjashtë në Prilep, pesë në Veles, dy në Manastir dhe nga një në Kavadar, Strumicë dhe Krushevë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *