Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shpall zyrtarisht rezultatet përfundimatare të zgjedhjeve të parakohshme të 15-të korrikut në Maqedoninë e Veriut. Pas përfundimit të seancës publike është caktuar seancë solemne në të cilën deputetëve të zgjedhur do të jepen certifikata.
Siç shkruan Alsat, gjatë seancës së hapur, kreu i KSHZ-së Oliver Derkovski kumtoi rezultatet e përbërjes së re parlamentare prej 120 deputetësh.
Gjatë mandatit të ri 4-vjeçar, shqiptarët do të përfaqësohen nga gjithsej 32 deputetë shqiptarë nëpër parti dhe koalicione të ndryshme.
Si shpërndahen mandatet:
LSDM 46 mandate
VMRO-DPMNE 44 mandate
BDI 15 mandate
ASH-AA 12 mandate
E majta 2 mandate
PDSH 1 mandat
Pa mandate mbeten Integra, GDU, Moro, Glas za Makedonija, E vetmja Makedonia, SDU, Tvoja prtija, Demokratët dhe Partia popullore rome.