Vendosni fjalën kyçe....

Dyshime për spiunazh, agjentët amerikanë futen me forcë në konsullatën kineze


Agjentët federalë amerikanë kanë hyrë në kompleksin konsullor kinez në Houston të premten pasdite pas urdhrit për të mbyllur objektin diplomatik.

Siç shkruan CNN, zyrtarët amerikanë pretendojnë se konsulli kinez ishte kthyer në një qendër kordinuese e spiunazhit kinez, duke përdorur lehtësirat diplomatike që i ishin ofruar në SHBA.

Zyrtarët amerikanë duke folur para gazetarëve të premten thanë se konsullata ishte përfshirë në një hetim mashtrimi në një institucion hulumtues në Teksas dhe që zyrtarët e konsullatës kineze ishin përfshirë direkt në komunikimet me studiuesit duke i udhëzuar ata se çfarë informacioni të mblidhnin.

Aktivitetet e zyrtarëve të konsullatës në Houston “janë një mikrokozmos, të një rrjeti më të gjerë të individëve në më shumë se 25 qytete që rrjeti mbështetet përmes konsullatave këtu”, tha një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë të SHBA-ve.  “Konsullatat po u japin individëve në atë rrjet udhëzime se si të shmangen dhe të pengojnë hetimin tonë”.

SHBA i kishte dhënë Kinës afro 72 orë për të mbyllur konsullatën, sipas Ministrisë së Jashtme kineze, e cila e quajti këtë veprim një “përshkallëzim të paparë” mes tensionit të vazhdueshëm midis dy vendeve.

Marrëdhëniet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara janë përkeqësuar  gjatë vitit të kaluar, në mes të një lufte të vazhdueshme tregtare, pandemisë së koronavirusit dhe kritikave të SHBA-ve për abuzimet e të drejtave të njeriut në Kinë në Hong Kong dhe Xinjiang.

Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit ideja për të mbyllur konsullatën e Houston u shfaq këtë pranverë pasi Kina ndërhyri kur zyrtarët amerikanë shkuan në konsullatën në Wuhan për të marrë materiale diplomatike.

Autoritetet kineze nuk pranuan të lejojnë që zyrtarët amerikanët të merrnin dokumente nga Wuhan, duke ju thënë se duhej t’i kontrollonin para se të largoheshin, një veprim agresiv që shkel Konventën e Vjenës e cila rregullon marrëdhëniet diplomatike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *