Vendosni fjalën kyçe....

Hiqen përkohësisht dy statujat e Kristofor Kolombit në Çikago


Dy statuja të Kristofor Kolombit janë hequr përkohësisht në Çikago, shkruan BBC. Ky vendim vjen vetëm një javë pasi protestuesit u përpoqën të rrëzonin një statujë të eksploruesit italian në qytet.

Edhe pse përkohësisht, statujat e eksploratorit që çoi në zbulimin e Amerikës, janë monumentet e fundit që janë detyruar të hiqen mes protestave të dhunshme kundër diskriminimit racor.

Kjo lëvizje ka marrë vrull pas vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd.

Kujtojmë se dhe në qershor, një statujë prej bronzi prej 3 metrash e Kolombit u rrëzua në Saint Paul, Minesota, ndërsa një tjetër skulpture në Boston iu pre koka.

Shumë njerëz në SHBA e festojnë kujtimin e eksploruesit, i cili në shumë libra shkollorë përmendet për zbulimin e “Botës së Re” në Shekullin XV.

Por aktivistët amerikanë thonë se ekspeditat e tij çuan në kolonizimin dhe gjenocidin e amerikanëve vendas dhe për këtë arsye nuk duan ta përkujtojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *