Vendosni fjalën kyçe....

Kardinali Ernest Troshani bëhet operacion në Itali, Ruçi i uron të kthehet sa më shpejt


Kardinali Ernest Troshani i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në një spital në Firence të Italisë.

Me këtë rast, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i uron shërim të shpejtë Kardinalit Troshani, që të kthehet sa më parë në misionin e tij në shërbim të Kishës, Kombit, besimtarëve dhe njerëzve.

“Pas ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin e Firences, i uroj Kardinalit Ernest Simoni Troshani shërim të shpejt dhe gjithashtu kthim sa më të shpejt në misionin e tij në shërbim të Kishës, Kombit, besimtarëve dhe njerëzve. Me këtë rast, ripërsëris vlerësimin dhe mirënjohjen time dhe të Kuvendit të Shqipërisë për kontributin e Kardinalit Troshani, të Kishës Katolike dhe të gjithë komuniteteve fetare në mbështetjen e qytetarëve shqiptarë gjatë periudhës së vështirë të pandemisë.”, shkruan në mesazhin e tij kryeparlamentari Ruçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *