Vendosni fjalën kyçe....

Listat e hapura dhe koalicionet, ambasadorja franceze: Çështje tërësisht shqiptare


Ambasadorja franceze Christine Vasac, ka komentuar nga Pogradeci, debatet më të fundit mes qeverisë dhe opozitës së bashkuar për listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore.

Ajo tha prerë se kjo është një çështje shqiptare.

“Mos prisni një përgjigje prej meje mbi themelin e organizimit, sepse kjo është çështje shqiptare“- tha Vasac. “Ka një projekt të rieditimit të të gjithë Kushtetutës shqiptare. Kryeministri është shprehur në mënyrë publike dhe në Parlament në lidhje me këtë.

Ka edhe një qëndrim të presidentit të vendit, i cili na mblodhi ne të gjithë ambasadorëve të BE dhe të Mbretërisë së Bashkuar dje. Ju përket shqiptarëve dhe vetëm atyre që ta trajtojnë këtë cështje. Ka një kalendar i cili është vendosur dhe nëse do të respektohet ose jo kalendari këtë do ta tregojë koha. Por do të duhet një bashkëpunim i pozitës dhe opozitës në mënyrë që ne të marrim një rezultat”– tha ajo.

Ambasadorja shtoi se interesi i Shqiperisë është që të mbahet sa më parë konferenca ndërqeveritare dhe për këtë po punon dhe ambasadori Zef Mazi i emëruar si kryenegociator.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *