Një burrë nga Singapori ka pranuar fajësinë në SHBA se ka punuar si agjent i Kinës, duke shënuar incidentin e fundit në tensionet në rritje midis Uashingtonit dhe Pekinit.
Jun Wei Yeo ishte akuzuar për përdorimin e këshillimit të tij politik në Amerikë si një front për të mbledhur informacione për inteligjencën kineze, thonë zyrtarët amerikanë.
Nga ana tjetër SHBA-ja tha që një studiuese kineze e akuzuar për fshehjen e lidhjeve të saj me ushtrinë e kineze u arrestua.
Kina më herët urdhëroi mbylljen e konsullatës amerikane në Chengdu.
Masa për të mbyllur misionin diplomatik në qytetin jug-perëndimor ishte si përgjigje e mbylljes së konsullatës amerikane të Kinës në Houston.
Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo tha se vendimi ishte marrë sepse Kina po “vidhte” pronësinë intelektuale.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin u përgjigj duke thënë se masa e SHBA-së ishte e bazuar në “një mishmash të gënjeshtrave anti-kineze”.