Presidenti i vendit Ilir Meta sot ka një mesazh për shqiptarët dhe politikën. Ndërsa publikon dy foto nga sheshi Skënderbej, ku ishte një ditë më parë i pranishëm në ceremoninë e Ultramaratonës prej 116 kilometrash, Meta thotë se
“Shqipëria ka diell për të gjithë!”, por shton se ka nevojë për procese të reja.
“Është një vend i bekuar për të jetuar, por ka nevojë për procese të reja që u japin njerëzve shpresë për të ndërtuar këtu të ardhmen e tyre të sigurtë!
Shqiptarë duan që zëri i tyre të dëgjohet! Koha është tani! ”- shkruan presidenti.