Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Listat e hapura 100% rivendosin parlamentarizimin, populli të zgjedhë edhe presidentin drejtpërdrejt


Kreu i Shtetit Ilir Meta edhe një herë ka kërkuar që hapja e listave të bëhet 100% pasi sipas tij kjo i hap rrugë rivendosjes së parlamentarizimit.

Për Metën populli zgjedh më mirë se kryetarët të cilët kthyen deputetët në kartonngritës.

Meta ka ërë thirrje që përveç deputetëve, qytetarët të zgjedhin edhe Presidentin drejtpërdrejt.

Listat e hapura 100 % janë e vetmja rrugë për rivendosjen e parlamentarizmit dhe llogaridhënies në vend.

Populli do të zgjedhë shumë më mirë se Kryetarët, të cilët i kthyen deputetët në kartonngritës shkatërrues të interesit publik, shtetit ligjor dhe demokracisë.

Bashkë me deputetët populli duhet të zgjedhë drejtpërdrejt në të ardhmen edhe Presidentin e Republikës.

Koha që shqiptarët të zgjedhin dhe të flasin vetë!

SOVRANITETI NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË I PËRKET POPULLIT!”-shkruan Meta.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *