Vendosni fjalën kyçe....

Mjeku Artan Koni ngre dyshimet: Numri i vdekjeve u pasi BE-ja tha se do japë 18 mijë euro për çdo viktimë nga Covid-19


Mjeku urolog Artan Koni ka ngritur dyshime të mëdha lidhur me numrin e lartë të viktimave që raportohen nga dita në ditë si të shkaktuara nga Covid-19.

Koni nuk është i sigurt nëse vdekjet lidhen vetëm me koronavirusin.

Më tej ai thotë se rritja e numrit të vdekjeve që raportohen pas daljes nga karantina mund të lidhet edhe me dhënien e ndihmës nga BE-ja për çdo viktimë nga Covid-19.

Ai shton dyshimet se pas daljes së lajmit sipas tij që BE-ja do ndihmonte vendet me 18 mijë euro për çdo viktimë që shkaktohet nga koronavirusi vihet re një rritje e raportimeve për viktimat nga Covid-19.

Pjesa lindore e Evropës kishte një tendencë për të mbajtur numrin e viktimave, mos e raportuar se normali. Nuk jam i sigurt por kishte zëra vdiq apo jo nga COVID-19, jo kishte sëmundje të tjera. Sa i përket numrit të viktimave nuk kemi qenë të sigurt nëse ka vdekur nga COVID-19 apo të tjera. Pasi mbaroi karantina, doli një ndihmë evropiane për këto vende që për çdo vdekje nga Covid BE do financojë qeveritë, bashkë me atë shqiptare, me 18 mijë euro për çdo vdekje nga Covid. Pra ishte për të ndihmuar qeveritë. Çuditërisht pas këtyre lajmeve kemi shtim të rasteve si vdekje. Ai shënimi që ishte i vështirë për vdekje nga COVID-19 tashmë bëhet më i lehtë. Duhet të kemi parasysh edhe këto detajet e vogla”-deklaroi mjeku Koni në emisionin Kjo Javë në News 24.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *