Vendosni fjalën kyçe....

Pezullimi i Luan Dacit, zëvendësohet nga Ina Rama


Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka hedhur një short për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, pas pezullimit të tij për çështjet që kishte në proces.

Daci u pezullua në 20 maj të këtij viti dhe u mor në hetim nga Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsion, por Apeli e rrëzoi vendimin duke e rikthyer në detyrën gjyqtarin vetëm 2 javë më pas.

Por tashmë ai është marrë zyrtarisht i pandehur dhe bazuar te ligji në fuqi çdo prokuror apo gjyqtar që merret i pandehur pezullohet automatikisht deri në përfundim të gjyqit.

Si rrjedhojë e kësaj Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që këto çështje t’i hedhë në short dhe Ina Rama do të shqyrtojë çështjen që i përket subjektit të rivlerësimit të prokurorit Fatmir Lushi.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr.27/2019, datë 20.05.2019, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relator: Ardian Hajdari
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz

“Ju bëjmë me dije se për këtë arsye, seanca gjyqësore në dhomë këshillimi u ndërpre, për t’u zhvilluar në datën 08.09.2020, ora 9.30”, bën me dije KPA.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *