Vendosni fjalën kyçe....

Rama ka përsëri hallin e Kërpudhës: Mos e ngacmoni se rritet më shumë


Kryeministri Edi Rama u thotë shqiptarëve sot mirëmëngjes me “Kërpudhën gjigande me tri pjesë”, të cilën e ka rikthyer përsëri në oborrin e Kryeministrisë, këtë radhë akoma më të madhe në përmasa se sa kërpudha e parë.

Pas kritikave që mori se po i jep vëmendje më shumë se ç’duhet një instalacioni, kur vendi po përballet me një situatë të vështirë ekonomije pas tërmeteve e periudhës së pandemisë, Rama i porosit kritikët e tij që të mos e ngacmojnë pasi do e rrisë Kërpudhën akoma më shumë.

“MIRËMËNGJES
dhe me historinë e KËRPUDHËS, duke iu këshilluar miqësisht atyre që s’e pëlqejnë, të mos e ngacmojnë se rritet më shumë, ju uroj një fundjavë të bukur”, shkruan Rama ndërsa nxjerr një video të veprës së artit, ku tregohet historia e saj.

Kërpudha e Carsten Holler u prish nga protestuesit në shkurt të vitit 2019.  Asokohe kryeministri Edi Rama reagoi ashpër për prishjen e saj, ndërsa për 19 personat e lënduar në protest (policë, gazetarë, protestues) nuk tha asnjë fjalë.

Më vonë në një intervistë për gazetën “Corriere Della Sera”, Rama përsëri nuk la papërmendur “Kërpudhën e dëmtuar”, veprën e artit aq shumë të dashur për të. E tanimë, pas më shumë se një viti e rikthen përsëri në Kryeministri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *