Një sherr në familje mes bashkëshortëve në Bathore ka përfunduar në plagosjen e gruas.
Shtetasi F.K 56 vjeç ka plagosur me mjet prerës bashkëshorten e tij e cila është plagosur lehtë pa probleme për jetën.
Ndërkohë, 56-vjeçari është shoqëruar në komisariat.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.07.2020, rreth orës 22:00, në Bathore, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi F.K., ka goditur me një mjet të fortë në shpatull bashkëshorten e tij duke e dëmtuar lehtë, pa probleme për jetën.
Shtetasi F.K., 56 vjeç, u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.