Vendosni fjalën kyçe....

Sistemi shëndetësor në Kosovë drejt kolapsit, Hoti: Vetëm 130 shtretër të lirë


Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka dhënë detaje rreth numrit të personave të cilët janë shtrirë në QKUK e spitalet tjera rajonale e që janë të prekur me Covid-19. Hoti theksoi se kapacitetet spitalore janë duke u shterur.

Tha se rreth 570 kosovarë janë të shtrirë në QKUK e spitale rajonale. Ndërkohë që shteti, sipas Hotit, ka në disposicion 700 shtretër. Në bazë të kësaj llogaritje janë vetëm 130 shtretër të lirë për pacientët me Covid-19.

“Ne po bëjmë të pamundurën brenda shërbimit spitalor që të krijojmë kapacitetet. Ta prandalojmë situatën. Ndërkohë që po falasim janë 570 qytetarë të shtrirë në qendrat klinike dhe universitare dhe ne kemi diku rreth 700 shtretër në disposicion. Ne ndoshta duhet që t’i mbyllim disa klinika në mënyrë që ta bëjmë një organizim”, ka deklaruar Hoti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *