Australia ka regjistruar 10 vdekje të reja të lidhura me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit, duke shënuar numrin më të lartë të vdekjeve brenda një dite që nga fillimi i pandemisë.
Viktimat e fundit ishin të moshës midis 40 dhe 80, me shtatë nga vdekjet që ndodhën në shtëpitë e përkujdesjes.
Vdekjet e çojnë numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 155. Të 10 vdekjet ndodhën në shtetin e Victoria-s, i cili gjithashtu regjistroi 459 raste të reja Covid-19.
Melbourne, kryeqyteti i Victoria-s, ka kaluar dy javët e fundit nën një mbyllje të rreptë. Maska janë të detyrueshme dhe lëvizja brenda dhe jashtë qytetit po kontrollohen fort.