Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi reagon ndaj Gjiknurit: Zgjedhjet nuk i dëmtuan partitë por bashkëpunimi i Damianit me Ymerin në blerjet e votave


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka reaguar ndaj përfaqësuesit të mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri.

Bardhi thotë se zgjedhjet në Shqipëri nuk janë dëmtuar nga pjesëmarrja e partive politike në zgjedhje por nga bashkëpunimi i Gjknurit me Ymer Lalën në blerjen e votave dhe Dakos me Avdulajt.

Sipas Bardhit, kryeministri po tenton të prishë rregullat e lojës një vit parazgjedhjeve.

Postimi i plotë:

Ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës është provë që Edi Rama vazhdon koalicionin me krimin e organizuar.

Zgjedhjet në Shqipëri nuk i ka dëmtuar pjesëmarrja e partive politike në zgjedhje, por bashkëpunimi i Damianit me Ymer Lalat në blerjen e votave, bashkëpunimi i Vangjushit me Avdylajt në caktimin e kandidatëve dhe kërcënimin e votuesve, etj. Pra, zgjedhjet i ka dëmtuar koalicioni i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe jo koalicioni parazgjedhor i partive politike.

I braktisur nga qytetarët, Edi Rama po tenton të prish rregullat e garës në mënyrë të njëanshme, i friksuar nga humbja e zgjedhjeve dhe pushtetit të tij personal, që në 7 vjet e përdori vetëm për të mbështetur veten, oligarkët dhe krimin e organizuar!

Asnjë ndryshim i njëanshëm nuk mund të jetë i detyrueshëm për opozitën politike të vendit. Nëse Edi Rama ka vendosur të hedhë në erë zgjedhjet e ardhshme, ne do të bëjmë gjithçka që koston ta mbajë ai, personalisht, jo Shqipëria e shqiptarët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *