Vendosni fjalën kyçe....

Kim Jong Un shpall gjendjen e jashtëzakonshme, mbyll totalisht qytetin Kaesong pas të dyshuarit të parë për Covid-19


Qyteti i Kaesong është vendosur në mbyllje pasi një person me simptoma të koronavirusit “ilegalisht” kaloi kufirin, njoftoi lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un në një takim urgjent anti-epidemik.

Pacienti i dyshuar zero raportohet se hyri në vend në 19 korrik, pasi u arratis nga Korea e Jugut rreth tre vjet më parë. Ai qysh tani është në karantinë, por “disa kontrolle mjekësore të sekretimit të organit të sipërm të frymëmarrjes dhe gjakut” dhanë” rezultate të pasigurta”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve KCNA, përcjell RT. Nëse konfirmohet, do të ishte rasti i parë Covid-19 e njohur zyrtarisht nga Koreja e Veriut.

Në një takim urgjent të Shtunën, udhëheqësit e lartë të Koresë së Veriut dhe zyrtarët e shëndetit diskutuan “situatën e rrezikshme në qytetin Kaesong që mund të çojë në një katastrofë vdekjeprurëse dhe shkatërruese”.

Kim Jong-un tha se ai “mori masën paraprake për të bllokuar plotësisht qytetin Kaesong dhe për të izoluar çdo rreth dhe rajon nga tjetri”

Megjithë masat parandaluese intensive anti-epidemike të ndërmarra në të gjitha fushat në të gjithë vendin dhe mbylljen e ngushtë të të gjitha kanaleve për gjashtë muajt e fundit, ndodhi një situatë kritike në të cilën virusi i mbrapshtë mund të thuhet se kishte hyrë në vend, ” citohet të ketë thënë Kim, pasi ai udhëzoi të gjitha institucionet përkatëse “në të gjitha nivelet dhe çdo fushë” në të gjithë vendin të vendosen në gatishmërinë më të lartë.

Masat e bllokimit në Kaesong janë në fuqi që nga e Premtja, njoftoi KCNA, ndërsa autoritetet lokale po punojnë për të gjetur dhe testuar kontaktet e personit, si dhe “ata që kanë qenë në qytet në pesë ditët e fundit.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *