Blloqe të vogla të zbrazëta si Lego mund të përdoren për të shëruar kockat e thyera në mënyrë më efektive sesa metodat aktuale, ka zbuluar një hulumtimi ri.
Teknologjia e re madje mund të ndihmojë në ndërtimin e organeve për transplant në të ardhmen, besojnë shkencëtarët.
Tulla të shtypura në 3D mund të përdoren për të riparuar kockat e thyera duke ndihmuar që indet e forta dhe të buta të rigjenerohen në një mënyrë që është më mirë sesa metodat aktuale të përdorura nga mjekët, kanë zbuluar shkencëtarët nga SHBA-të dhe Tajlanda.
Thyerjet e ndërlikuara të kockave zakonisht janë të fiksuara me shufra metalikë ose pllaka që veprojnë si materiale ndihmëse për ngjitjen.
Blloqet e reja ‘mund të grumbullohen së bashku si Lego dhe të vendosen në mijëra konfigurime të ndryshme për t’u përputhur me kompleksitetin dhe madhësinë e pothuajse çdo situate’, tha studiuesi kryesor Luiz Bertassoni, profesor i asociuar në Universitetit e Shëndetit dhe Shkencës OHSU në Oregon.
Shkencëtarët përdorën blloqet e mbushura me xhel për të nxitur rritjen në kockat e miut dhe kjo rezultoi në gati tre herë sasinë e zakonshme të rritjes së enëve të gjakut.