Një fëmijë i mitur është mbytur në plazhin e Tales në Lezhë. 12-vjeçari banues në Borizanë të Fushë Krujës, ndodhej në zonë për pushime bashkë me familjen.
Dyshohet se shkak për mbytjen e të miturit është bërë deti i dallgëzuar, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Njoftimi i policisë
Më datë 26.07.2020, në Tale , Lezhë është mbytur në det i mituri 12 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Fushë Krujë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.