Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar dje herët në mëngjes në Mitrovicë.
Pas ndalimi, gjatë kontrollimit në automjetin e tij, Policia i ka gjetur brenda rreth 30 shtetas sirianë, irakianë dhe egjiptianë, që dyshohet se janë viktima të kontrabandimit.
“Mitrovicë (NN) 25.07.2020 – 06:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i R. Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit të automjetit të tij kamionet gjendeshin rreth tridhjetë e një shtetas sirianë, irakianë dhe egjiptianë, që dyshohet se janë viktima të kontrabandimit”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.